Skip to content

Agron Shehaj ‘zë ngushtë’ ministrin dhe i nxjerr te fshehten: U dh*** kur te erdhi SPAK ne zyre per 120 milionë euro të…

Hetimet e SPAK mbi mënyrën e heqjes së gjobës prej 120 milionë euro ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, kanë ndezur debate të forta në Kuvend. Ka qenë kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ai i cili i kërkoi llogari ministrit të Financave, Petrit Malajt që të jepte sqarime para qytetarëve nëse shuma e majme është “vjelë” apo jo.

Sipas deputetit opozitar, qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me këto para dhe pse ministria nuk jep asnjë shpjegim publik, edhe pas “bastisjes” së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ambientet e këtij institucioni.

“Tani ka një çështje që në fakt i intereson qytetarëve, 120 milionë euro. Zoti ministër, nuk mund të heshtni, nuk mund tëb ëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në Ministrinë tuaj zoti ministër, nuk e di a ishit ju aty, besoj se dhe ti do jesh trembur se njerëz jemi. Do jesh trembur se të të vijë SPAK në zyrë do jesh trembur dhe ti se nuk është ideja pse kanë ardhur por ti thua ore për çfarë po më kapin dhe kaq shpejt, se të tjerët i kapin pak më vonë ty po të kapin menjëherë.

Ka ardhur SPAK në zyrat e ministrisë dhe zyra juaj ka ardhur SPAK dhe ju kërkon llogari për vjeljen e 120 milionë eurove nga Bankers. Keni një përgjigje apo do heshtni? Ke një përgjigje apo e keni qepur të gjithë ju, nuk flet njeri këtu Kjo qeveri është shpartalluar? Ku është qeveria? 120 milionë euro. Si deputet i opozitës po ju pyes këto 120 milionë euro duke pasur parasysh që SPAK po heton, dua të di 120 milionë euro zoti ministër janë vjelë apo jo. Nëse jo? Çfarë po ndodh me këto para”, tha Shehaj.

Kujtojmë se javën e fundit të nëntorit SPAK “mësyu” në Ministrinë e Financave ku dhe bëri të mundur sekuestrimin e të gjitha dokumentacioneve përkatëse, me qëllim për të hedhur më tepër dritë lidhur me anulimin e kësaj gjobe, e konsideruar si më e madhja e vendosur ndonjëherë nga autoritetet fiskale shqiptare.

Lexo gjithashtu:  Ky është autori i vrasjes së 51-vjeçarit, arsyeja shokuese!

Gjoba ndaj Bankers Petroleum:

Më 24 qershor 2019 qeveria shqiptare gjobiti kompaninë Bankers Petroleum me shifrën rekord 120 milionë euro për evazion të rëndë fiskal. Gjoba, e cila përbën dënimin më të madh financiar të vendosur ndonjëherë në Shqipëri ishte rezultat i një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Siç është bërë me dije dhe më herët gjatë viteve 2014-2018, kompania Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrime akcizë për lëndën e parë, që përdorej në prodhimin e naftës bruto. Bëhej fjalë për akcizën e një karburanti gjysmë të gatshëm, i njohur me emrin solar, i cili përdorej për të holluar naftën bruto.

Në vitin 2014 qeveria shqiptare vendosi ta taksojë solarin me akcizë pasi dyshonte se ky produkt edhe pse deklarohej si lëndë e pare për prodhimin e naftës ishte duke u shitur në treg duke krijuar kështu një skemë gjigande evazioni.

Por edhe ndryshimi i ligjit nuk arriti ta mbyllë plotësisht skemën e evazionit dhe shkak u bë një vendim i Gjykatës Administrative në dhjetor të 2014-ës, i cili shfuqizoi dy akte administrative të doganave për të vjelë akcizën nga bankers.

Ky vendim duket se çoroditi Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për disa vite rresht edhe pse Ministria e Financave këmbëngulte për vjeljen e taksave.

Në fund të 2016-ës ish-ministri i Financave përmes një letre i kërkoi zyrtarisht ish-drejtorësh së doganave, Belinda Ikonomi të zbatonte ligjin dhe të vilte detyrimin e holluesit nga bankers, pasi vendimi i Gjykatës Administrative për një çështje konkrete nuk mund të bllokonte zbatimin e ligjit.

Po kështu edhe ministrja teknike e Partisë Demokratike, Helga Vukaj kërkoi po të njëjtën gjë në korrik të vitit 2017.

Përplasjet mes shtetit dhe kompanisë duket se I hapën rrugë një hetimi të hollësishëm në vitin 2017, i cili vazhdoi për gati dy vjet. Sipas këtij hetimi të kryer nga doganat, Bankers Petroleum kishte shmangur të paktën 30 milionë euro akcizë përmes solarit të prodhuar nga armo në rafinerinë e Ballshit.

Lexo gjithashtu:  Pas vendimit të GJKKO-së/ Të gjithë vëmendja te Kryeministria, reagon Rama

Mbi këtë detyrim u zbatua edhe gjoba trefish prej 90 milionë euro siç parashikon ligji i procedurave duke e çuar shumën totale që duhet të paguajë kompanie në 120 milionë euro.

Por menjëherë pas finalizimit të procesverbalit, Bankers Petroleum iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke e cilësuar sanksionin “të paligjshëm”, me argumentin se kompania nuk kishte detyrim të paguante akcizë për holluesin.

Ministrja e Financave në atë kohë, Anila Denaj, urdhëroi pezullimin e përkohshëm të gjobës, me arsyetimin se çështja duhej analizuar nga Avokatura e Shtetit për të shmangur rrezikun e përplasjes në arbitrazh ndërkombëtar. Dogana e Fierit e zbaton menjëherë urdhrin, duke e ngrirë praktikën.

Më herët, Dogana e Fierit vendosi papritur riaktivizimin e gjobës 120 milionë euro, pas afro një dekade pezullimi, një lëvizje që duket se ka rindezur edhe interesin e SPAK-ut për të verifikuar ligjshmërinë e procesit dhe përgjegjësitë institucionale gjatë gjithë kësaj periudhe.

Bankers Petroleum dhe drejtësia:

Në ditët e para të Korrikut 2025, Prokuroria e Fierit urdhëroi një operacion të befasishëm në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke lëshuar 14 masa sigurie për punonjësit.

Procedimi penal ishte regjistruar më datë 30.12.2024 dhe hetimet nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.

Lexo gjithashtu:  Vdekja e Shpat Kasapit, menaxheri nxjerr njoftimin urgjent per detajet e forta

Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.

Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të TVSH-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.

Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në pranga ra numri 1 i kompanisë Hongping Xiao, i cili prej vitesh drejtonte aktivitetin e Bankers Petroleum si dhe ish-drejtuesi i saj, Leonidha Çobo, ku ndaj këtij të fundit në 4 nëntor u ndryshua masa e sigurisë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që të nxirrte nga qelia Çobon. Gjyqtari Erjon Çela verndosi që të zëvendësonte masën e sigurisë për Çobon, ish-Ceon e shoqërisë Bankers duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Published inNews 2