Një telefonatë që duhej të ishte pjesë e një loje humori u kthye në një moment të sikletshëm për Milaim Zekën gjatë emisionit “UëTëFë Show”.
Ai mori pjesë në rubrikën “Caliente”, ku detyra ishte të telefononte Olta Gixharin për ta përshëndetur. Situata u tensionua për shkak të deklaratave të mëparshme të Zekës, i cili kishte sugjeruar se Olta e kishte kërcënuar dhe kishte ndikuar në largimin e tij nga Big Brother VIP Kosova.
Sapo aktorja e hapi telefonin, ajo reagoi menjëherë duke e pyetur drejtpërdrejt: “Pse del me ato deklarata… kush të ka kërcënuar ty?”
I vënë në pozitë të vështirë, Zeka u tërhoq nga pretendimet e tij, duke qeshur dhe duke sqaruar se ajo “nuk e kishte kërcënuar” dhe se telefonata ishte live thjesht për t’i uruar suksese.
Olta e mbylli bisedën shpejt me frazën pikante “me mend në kokë”, duke lënë të nënkuptohet se akuzat e gazetarit mund të kenë qenë të tepruara apo të fryra nga mediat.
