Skip to content

I FUNDIT! Rrèzohet avioni afer Shqipèrise, ne bord kishte shqíptare

Dy shqiptarë nga Kosova janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua në Liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë tha se shtetasit e Kosovës Xh.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç) janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor.

Avioni i vogël, sipas këtij institucioni, u rrëzua në Liqenin e Mavrovës, afër digës Kanali i Beliçit, në orën 12:35.

Lexo gjithashtu:  ALARM ne shtetin e madh evropian. Po behet thirrje urgjente qytetarëve të mbyllen në shtëpi (Ngjarja)

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P. dhe D.M., i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”, tha ky sektor.

D.M., sipas sektorit të MPB-së, u tha policëve që dolën në vendngjarje se avioni që ai drejtonte kishte një problem në motor dhe ai më pas ateroi në liqen.

Lexo gjithashtu:  Zjarri beri NAMIN tek "5 maji", del DOKUMENTI qe po shkakton 'termet' ne rrjet, thuhet se

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit, menjëherë në vendngjarje dolën ndihma e shpejtë, qendra rajonale e menaxhimit të krizave për ndërhyrje të shpejtë dhe Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Lexo gjithashtu:  “Mirin e kam neveri, s’e shof dot me sy!” Babai i Selinës ndaj Mirit: Nuk jam penduar për ato që kam thënë, unë atij do i

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, avioni i markës Piper mund të transportojë deri në katër persona. Avioni që u rrëzua kishte qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe kishte marrë pjesë edhe në ngjarje të aviacionit, sikurse një shfaqje ajrore e organizuar në Shkup më 2023./Rel

Published inNews