Skip to content

Pak dite para ikjes Dumani plás Bòmben: Gjyqtari eshte ne grup krímínal…

Kreu në ikje i SPAK, Altin Dumani në një aktivitet të mbajtur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës theksoi se korrupsioni është një plagë që ka prekur të gjitha institucionet në vend.

Ai e nisi nga Prokuroritë, teksa tha se fatkeqësisht iu është dashur që të vënë para përgjegjësisë edhe kolegë të tyre, me të cilët, siç u shpreh Dumani, kanë pasur edhe raporte shoqërore.

Po ashtu, sipas Dumanit, edhe nga radhët e policisë në kaq vite funksionim të SPAK, janë hetuar dhe gjykuar mbi 70 efektivë policie, të cilët kanë rezultuar edhe pjesë të grupeve kriminale.

Lexo gjithashtu:  Amerika merr hak per sulmin e dhjetorit ku nderruan jete disa

Edhe një gjyqtar, shtoi Dumani, rezultoi i përfshirë në krim dhe është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal.

“Korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. Fatkeqësisht na është dashur t’i vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë, madje mund të kemi pasur edhe marrëdhënie shoqërore.

Lexo gjithashtu:  Ngjarja e rende ne Gjirokaster, dalin detaje

Për të ardhur edhe te policia. Në kaq vite SPAK, numri i policëve të hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale është mbi 70. Në këto vite, numri i policëve të hetuar për korrupsion apo vepra të tjera penale është mbi 70.

Fatkeqësisht, në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë policie si pjesë të organizatave kriminale apo grupeve të strukturuara kriminale. Nuk janë vetëm nga policia, por edhe nga gjyqësori.

Lexo gjithashtu:  Shteti plote me shqiptare në alárm pèrmbytjesh/ Stuhîtë kanë rrítur nivelin e ujit, del nga shtráti lumi

Një gjyqtari i është atribuuar edhe vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale. Policia e Shtetit na ka rezultuar e implikuar në vepra penale, në mënyrë absolute.”, u shpreh Dumani.

Dumani pritet të mbyllë 3 vjeçarin si kryeprokuror më 18 dhjetor, për t’ia lënë më pas stafetën Klodian Brahos, që u zgjodh një ditë më parë.

Published inNews