Skip to content

Ky është Artjol Xhelo, arsyeja pse e lárguan nga polícía ta ben míshín kokerr, ai kishte

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një person është gjetur i pajetë dhe i djegur brenda automjetit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Artjol Xhelo, 32 vjeç, banues në fshatin Banaj të bashkisë Dimal, ish-punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Ai u gjet rreth orës 14:35, i djegur në sediljen e shoferit të automjetit të tij tip BMW.

Lexo gjithashtu:  Çfarë do të thotë nëse një zog hyn në shtëpinë tuaj ose godet një dritare

Artjol Xhelo ka shërbyer për disa vite në DVP Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”. Në vitin 2023, sipas burimeve, ai kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, kryesisht depresion, çka solli largimin e tij nga Forcat “Shqiponja” dhe transferimin në Postën e Policisë Poliçan.

Lexo gjithashtu:  Mrekulli! I mituri shqiptar e gjen nënën të v*rur në tualet dhe e shpëton në sekondat e fundit

Më pas, pas një ngjarjeje ku raportohet se i kishte humbur arma e shërbimit, ndaj tij u mor masë disiplinore, e cila çoi në përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit. Burime të brendshme bëjnë me dije se Xhelo vuante nga probleme të rënda psikologjike.

Lexo gjithashtu:  Vjen PARASHIKIMI me i forte i 2025! "Prisni oren 23:00..." BEKIM ME LEK per 3 Shenja Fatlume

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Megjithëse hetimet janë ende në fazë paraprake, dyshohet se 32-vjeçari i ka dhënë fund jetës brenda automjetit të tij.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare përfundimtare, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës dhe veprimeve hetimore.

© Panorama.al

Published inNews