Skip to content

I mbároi mándati në SPAK, Altin Dumani drejt ikjes! Ambasada “trázon” rrjetin: E ardhmja do

Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbim të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e atjeshme.

Ambasada Britanike në Prishtinë ka ndarë pamje nga takimi dhe ka “trazuar” rrjetin, pasi thotë se ekipi i britanik pret të bashkëpunojë me Altin Dumani në të ardhmen e afërt.

Lexo gjithashtu:  Humb jeten shqiptari hero, greket bejne veprimin e forte qe askush nuk e priste

“Jam i kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Qeveria del urgjent me njoftimin e BUJSHEM, ja kush do perfitoje

Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë selia diplomatike në Prishtinë.

Lexo gjithashtu:  Ndihen lekundje te forta te Tokes ne jug te Shqiperise

Altin Dumani sapo ka mbyllur detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, pas një mandati 3 vjeçar, gjatë të cilit ka institucioni ka shënuar sukses të pashembullt në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Published inNews