Skip to content

“51-vjeçarja me BARRE”, gjínekologu shqíptar tregon rastin e rrallë: Ishte 9 muajshe dhe nuk e dinte

Në emisionin “Mes Drite”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, gjinekologu Elton Koroveshi foli për problematikat mjekësore që hasin çiftet e reja në përpjekjet për të sjellë një fëmijë në jetë, duke ndarë edhe një rast të pazakontë nga praktika e tij.

“Më ka rastisur një grua rreth moshës 51 vjeç, e cila kishte rreth 10 muaj që nuk i vinin menstruacionet dhe erdhi për një këshillim për periudhën e perimenopauzës”, tregoi mjeku. Ai shtoi se gruaja ishte shoqëruar nga vajza e saj dhe mendonte se simptomat që kishte lodhje, fryrje barku dhe mungesë cikli ishin shenja të menopauzës.

Lexo gjithashtu:  E mbajti premtimin që ia kishte dhënë Gjestit? Flet Xheneta: E ulur në gjunjë…(VIDEO)

Por ekzaminimet zbuluan diçka krejt tjetër. “Konstatova që ishte nëntë muajshe shtatzënë. Ishte gati për të lindur dhe nuk e kishte kuptuar fare që ishte shtatzënë”, tha Koroveshi, duke e cilësuar rastin si shumë të rrallë dhe të vështirë nga ana emocionale.

Lexo gjithashtu:  Deklarate e forte nga protesta masive ne Tirane

Sipas tij, situata u bë edhe më delikate për shkak të rrethanave familjare: “Kishin pasur një fatkeqësi në familje, i kishte ndërruar jetë bashkëshorti, dhe ishte shumë e vështirë t’i thoje vajzës se nëna ishte shtatzënë”.

Lexo gjithashtu:  Taùlant Balla e mohoí me ùrgjencë por e vërteta…!

Megjithatë, mjeku theksoi se gjithçka përfundoi mirë: “Bebja që erdhi në jetë ishte në një gjendje shumë të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, gjithçka shkoi mirë”.

Published inNews