Skip to content

Çështja ‘Balluku’, SHBA ben reagimin që shkund qeverinë! Do e shkarkoje Rama?

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së.

Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada Amerikane thotë ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.

Lexo gjithashtu:  Ekipi feston fitoren, por Broja i përlotur – ja veprimi që bëri Hysaj (VIDEO)

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Report Tv.

Çështja e Belinda Ballukut është dërguar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese dhe më datë 12 dhjetor pritet të ketë një vendim nëse ankimi do kalojë ose jo për shqyrtim.

Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se po i u shtron presion drejtësisë për rastin Balluku dhe e kërkuan sot në interpelancë. Kreu i qeverisë ju përgjigj në distancë se arsyeja kryesore pse e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese është që ajo të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME, Arrestohet shefi i komisariatit bashke me shefin e krimeve dhe vartesit, zbulohet abuzimi i madh me…

Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

Lexo gjithashtu:  Deklarata qe habit per banorin e BBV5 që ka më shumë klikime

Ajo qe tashme mbetet me pikepyetje eshte fakti nese Rama do e shkarkoje Ballukun, apo do vazhdoje telenovelen me mediat dhe me marionetat e tij se ky veprim i SPAK eshte antikushtetues?

Published inNews