Skip to content

Po shitet Shqipëria”/ Marin Mema paralajmëron skenarin e zymtë që e pret vendin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare, duke deklaruar se ata nuk e duan një Shqipëri të drejtë, pasi sipas tij, iu pret rrjedhën e parasë së paligjshme

Po ashtu, Mema hedh akuza ndaj politikanëve, teksa shkruan se ata për para shesin kombin. Shtëpinë, por edhe veten.

Lexo gjithashtu:  Varri i gërmuar në Lushnje, dalin detaje te reja per ngjarjen

Në postimin e tij në Instagram, Mema thekson se politikanët sot po tallen me ata që shanë jetën dhe shkrinë pasuritë për të ndërtuar këtë komb.

Postimi i plotë i Marin Memës:

Unë e di që ka shumë që nuk e duan një Shqipëri më të mirë, sepse një Shqipëri më e drejtë ua ndërpret rrjedhën e parasë së paligjshme.

Lexo gjithashtu:  “Do të keni me shume siguri tek të ardhurat”, ja cila SHENJË do të ketë përfitime ekonomike sipas Meri Gjinit

Politika jonë, për para, shet gjithçka: jo vetëm Kombin e shtëpinë, por edhe veten.

Ahhh, o shpirtra atdhetarësh, rilindasish, luftëtarësh…. dhatë jetën, shkritë pasurinë për të ndërtuar Komb, pa e ditur se do vinte një kohë kur disa do ishin gati ta shisnin atë për një karrige dhe për paratë që ajo sjell. Sot, ata tallen me mua, me ty, me këdo që e ka shpirtin të pastër dhe e do vërtet këtë vend.”,

Lexo gjithashtu:  Ju del emri si spiun i sherbimeve sekrete! Arben Malaj i pervishet Baton Haxhiut dhe i zbulon detajet e renda

“Politika për para po shet kombin, por edhe veten”,
Postimi në Instagram i Marin Memës

Published inNews