Skip to content

Pa shenja jete prej disa ditësh ne makinen e tij, qeni i qëndronte siper!

Një histori prekëse vjen nga Ottava, një fshat pranë qytetit Sassari në Itali. Një burrë 74-vjeçar u gjet i pajetë brenda një makine që e përdorte si strehë. Ai kishte ndërruar jetë prej disa ditësh. Pranë tij, i shtrirë mbi trupin e tij, ishte qeni i tij i moshuar, Napoleone.

Lexo gjithashtu:  "Lèrî fjálët...", Máteo i ácáruar me Brîkènèn pási u hòdh në pîshînë prèj Mîrît

Pretendon se ka buzët më të mëdha në botë, influencuesja bën deklaratën SHOKUESE: “Nuk po mundem të…”
Qeni, rreth 10 vjeç, nuk ishte larguar asnjë moment. Për ditë të tëra kishte qëndruar aty, pa ushqim dhe pa ujë, duke ruajtur njeriun e tij deri në fund. Zbulimi u bë nga Policia e Shtetit pas një sinjalizimi nga banorët. Në vendngjarje mbërritën edhe oficerët e mbrojtjes së kafshëve.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende familjare, detajet e plota

Shfaqet vetëm një minutë në FILM, shuma MARRAMENDËSE me të cilën është paguar supermodelja e njohur!
Pas kontrolleve, Napoleone u shpëtua dhe u dërgua në strehën e kafshëve “Qua la Zampa” në Sassari. Qeni ishte i mikroçipuar dhe ndodhej në gjendje të rëndë fizike dhe emocionale. Vullnetarët e qendrës treguan se Napoleone është ende i mbyllur në vetvete, nuk reagon, nuk ha dhe nuk pi.

Lexo gjithashtu:  Urgjente! Del e vërteta sheshit! Dalin analizat nga Janina të kryebashkiakut të Gjirokastrës, i infektuar apo
Published inNews