Skip to content

Do te kete shume bore ne kete vend!

Autoritetet amerikane kanë lëshuar paralajmërim për mot të keq në Nju Jork, ku priten reshjet më të dendura të borës që nga viti 2022, me trashësi që mund të arrijë deri në 25 centimetra. Situata ka shkaktuar tashmë kaos në transport, me mijëra fluturime të anuluara dhe rrezik për përkeqësim të mëtejshëm, duke vështirësuar kthimin në shtëpi të udhëtarëve pas festave.

Lexo gjithashtu:  Kryeministri mbledh qeverinë, Vengu dhe Spiropali refuzojnë te shkojne pas largimit nga posti

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa qarqe, ndërsa shërbimet emergjente janë vendosur në gatishmëri të plotë.

Lexo gjithashtu:  Vîti 2026/Kèto jánë kátër shènjat e hòròskòpit që prîtet të kènë fat dhe mbárësî

Stuhia dimërore pritet të godasë Bregun Lindor Verior të Shteteve të Bashkuara, me aeroportet e Çikagos dhe Nju Jorkut ndër më të prekurat. Ndërkohë, në Bregun Perëndimor, reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime, me frikë për rrëshqitje dheu dhe mijëra persona të detyruar të evakuohen nga zonat e rrezikuara.

Lexo gjithashtu:  Selin ndahet nga Gimbo? Dalin pamjet kur shtyn Gimbon me force pas klipit ne Prime
Published inNews