Skip to content

Mamaja e tij e la burrin…! Zbulohet arsyeja e fortë pse Mali nuk e takoi babain në Big Brother! Ja veprimi i rende qe ka bere nena

Momenti kur babai i Malit hyri në shtëpinë e Big Brother VIP pas 7 vitesh pa kontakt, pritej të ishte një nga skenat më emocionale të spektaklit. Por ndodhi e kundërta: Mali refuzoi ta takonte përpara kamerave, duke habitur publikun.

Pas këtij veprimi, rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente, ku po qarkullon një arsye e përfolur gjerësisht nga ndjekësit. Sipas komenteve dhe zërave që po qarkullojnë online, thuhet se mes prindërve të Malit ka pasur konflikte të forta familjare dhe ekonomike ndër vite.

Disa komentues pretendojnë se Violeta, nëna e Malit, i ka marrë të gjithë pasurinë babait të tij, duke e lënë pa asgjë — një histori që, sipas tyre, “e di e gjithë Prishtina dhe Obiliqi”. Këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga asnjë palë.

Deri tani, as Mali dhe as familjarët nuk kanë reaguar publikisht, ndërsa publiku vazhdon të jetë i ndarë: një pjesë e mbështet vendimin e tij, ndërsa të tjerë e kritikojnë ashpër.

A do të flasë Mali për arsyen e vërtetë?
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Lexo gjithashtu:  Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka ardhur babai i Malit i cili kishte 7 vite pa pasur komunikim më të, pasi ai me ish-bashkëshorten e tij u divorcuan.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, babai i Malit erdhi në BBV për të takuar djalin e tij. Ai gjithashtu ka treguar se në fillim kanë pasur komunikim me fëmijët, por një ditë ata vendosën të ndërprisnin marrëdhëniet me të.

Ndërkohë, Mali ka refuzuar ta takojë para kamerave, ku është shprehur se do të vijë një ditë që ta takojë, por jo para kamerave.

Mali: Jam pak shpirt i lirë dhe s’e kam pritur që do adaptohem kaq shpejt, edhe pse rri me pak njerëz, kam surprizuar veten. Nuk jam futur me strategji, jam futur të tregoj karakterin tim, kjo është e rëndësishme për mua.

Për nënën e përshëndes shumë, jemi si shokë. Nëna më ka dhënë jetën dhe i kam shumë borxhe dhe ishalla ia kthej një ditë. Më kanë përkrahur, sidomos nëna, për të gjitha gjërat që kam bërë dhe më ka thënë që je për atë format dhe ishalla e kam bërë krenare atë.

Lexo gjithashtu:  Parashikimi flake i javes per 12 shenjat

Me vëllain i kemi mendimet të ndryshme, por e dua shumë, po me të dy i kam marrëdhëniet e ndryshme që i shijojmë. Shpresoj që t’i kem bërë krenarë dhe i kam qëndruar vetes ashtu si duhet.

Për mua kjo është më e rëndësishmja: të mos bëj gabime dhe të mos ul dikë pa nevojë. Rri vetvetja dhe deri tani ashtu kam qëndruar.

Babi i Malit: Ma i bukuri, ma i miri, llokum. Kemi 7 vite e tre muaj që nuk jemi parë e takuar. Ka qenë periudhë shumë e vështirë. Unë me bashkëshorten time jemi ndarë dhe fëmijët kanë qenë të prekur. Ka pasur ditë që më takonin, më flisnin, por një ditë nuk erdhën as të më takonin e as të më flisnin.

Lexo gjithashtu:  Horoskopi i Madh 2026: Një Vështrim i Detajuar!

Mali nuk ka asnjë arsye që mua të mos më takojë; e kam mbajtur si pëllumbin, edhe unë edhe gjyshja. Qajmë për të natë e ditë. Ai e ka hallin e nënës së vet.

Violeta ka shtatë vëllezër dhe unë kam raporte shumë të mira me ta, edhe nëna m’i marrin në telefon. Edhe me Njomzën edhe me Anisin, edhe ajo jeton në Gjermani dhe u uroj jetë të gjatë Njomzës dhe djalit të saj që bën një vjeç

Mali: Nuk është e vështirë, po zgjedh mos të përmend, jo se kemi hequr përpara unë, nëna, motra dhe vëllai.

Shumë pata qejf prej nënës ose motrës, shans të dytë i jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet, jo atyre që vetëm gabojnë dhe nuk të lënë të ecësh përpara. Unë i uroj të gjitha të mirat në jetë, por kur të vijë dita do e takojë ku nuk ka kamera.

Published inNews