Detaje të reja janë mësuar nga abuzimi seksual i një të miture në fshatin Piskupat të Pogradecit. Policia bën me dije se 12-vjeçarja ka rrëfyer përpara autoriteteve se është përdhunuar nga fqinji 67-vjeçar, në banesën e këtij të fundit.
Policia ka arrestuar 67-vjeçarin Rushan Selko, ndërsa vijon hetimet për rastin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa mbrëmë mediat zbuluan se familja e 67-vjeçarit dhe ajo e vajzës së mitur janë fqinje dhe i kanë banesat ngjitur me njëra-tjetrën.
Selko është i afërt me familjen e të miturës, e cila shpesh herë bënte pazaret për familjen e 67-vjeçarit. Po ashtu të afërmit e 67-vjeçarit, e përshkruajnë Rushan Selkon si një njeri të mirë dhe se asnjëherë nuk kishin dëgjuar për të fjalë të këqija.
Të afërmit thonë se 70-vjeçari Rushan Selko është baba i 4 vajzave dhe gjysh i disa nipërve dhe mbesave.
