Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Orikum të qarkut Vlorë, ku një burrë dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas vrau veten.

Sipas informacioneve, fillimisht gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa më pas autori është kthyer në banesë, ku është gjetur pa shenja jete pasi ka vrarë veten.

Viktimat e identifikuar janë burri Llogora Xhebroi dhe bashkëshortja e tij Sose Xhebroi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa hetimet vijojnë.