Skip to content

Gjykata ka dhene masen per ngjarjen e Pogradecit!

Gjykata ka lënë në masën arrest në burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet për përdhunimin dhe shtatzëninë e një 12-vjeçareje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin gusht, kur Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në banesën e tij, në fshatin Piskupat, në bashkinë e Pogradecit.

Lexo gjithashtu:  Familjarët kërkojnë me urgjencë ZARF TE ZI pas incidentit të rëndë që shkaktoi...

Gjatë periudhës së abuzimit, 67-vjeçari kishte kërcënuar vajzën që të mos e zbulonte ngjarjen. Rasti u zbulua kur prindërit e të miturës vunë re ndryshimet fizike në trupin e vajzës.

Lexo gjithashtu:  Goditje per Berishen dhe PD - Ja vendimi i demokrates

Pas një ekzaminimi mjekësor, u konstatua se ajo ishte 22 javëshe shtatzënë. Më pas, e mitura rrëfeu gjithçka që kishte ndodhur.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin, dhe kjo kërkesë është pranuar nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë dhe është mbajtur në përputhje me rrethanat e ndjeshme.

Lexo gjithashtu:  Si ka mundësi që falesh në xhami? Ahmed Kalaja ndan përgjigjen e Shpat Kasapit që s’do ta harrojë kurrë (FOTO)
Published inNews