Skip to content

Protesta e Shqiperia behet ne kryeqytet

Çadrat e ngritura nga aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para godinës së Kryeministrisë u larguan me forcë nga efektivët e policisë së shtetit, të cilët u përplasën edhe me protestuesit që ndodheshin në bulevard.

Polcia ka shkulur cadren dhe ka kryer shoqerimin e disa prej protestuesve, me pas policia u vendos para Kryeministrisë, ndërsa në rrugë mbetën sendet e aktivistëve, të cilët kanë qëndruar për 28 ditë para godinës së kreut të qeverisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përplasja me policinë u shoqërua edhe me lëndime fizike për disa prej protestuesve, mes tyre edhe kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili mori lendime kryesisht ne fytyre. Cadra e ngritur prej tij dhe mbeshtetesve te tij eshte shkulur nga forcat e rendit, te cilet e cilesojne si nje objekt te paligjshem.

Lexo gjithashtu:  Përmbytet qyteti i populluar nga shqiptarë, ka viktima

Megjithatë, Lapaj bëri thirrje për mbështetësit që të sillnin sërish sende si karrige dhe çadra për të vijuar rezistencën, ndërsa njoftoi edhe një tjetër protestë pas dy javësh më herët.

Lexo gjithashtu:  “Sillu mirë!” – Mesazhi i papritur i Monika Kryemadhit për Rogertin brenda BBVA5 që po bën xhiron e rrjetit!
Published inNews