Pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, një pjesë e opozitës shqiptare ka shfaqur shpresën se i njëjti fat mund t’i vijë edhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e etiketojnë me nofkën “Ramaduro”. Kjo pritshmëri ka nxitur reagime ironike, mes tyre edhe nga analisti kosovar Berat Buzhala.
Ai ka komentuar me sarkazëm mënyrën se si opozita po i lexon zhvillimet ndërkombëtare, duke i cilësuar si iluzione dhe pritshmëri të pabazuara. Sipas Buzhalës, opozita po ushqen idenë se ndërhyrjet politike në vende të tjera do të reflektohen automatikisht edhe në Shqipëri, madje duke shkuar deri aty sa të presë një rrëzim të qeverisë nga faktorë të jashtëm.
Madje ai shton me humor se pasmesnatës dhe pas këtij operacioni të suksseshëm në Venezuelë, Trump do të drejtojë sytë nga Shqipëria.
“Opozita në Shqipëri po mendojnë që Trumpi sonte pasmesnatës ka me u futë me forca speciale me rrëzu Ramën.
Pse po mendoni kështu?
Se në e quajmë Ramën raMaduro, ja kemi gjetur të bukur, e meriton arrestimin bashkë me Lindën.
Argument solid dhe bindës. Edhe një pyetje: A është Rama a Berisha Non Grata në Amerikë?
Berisha është, por është keqkuptim.
Super. Vazhdoni. Edhe pak rrugë keni për të bërë.”, shkruan Buzhala.
