Skip to content

Çfarë do bëjë Edi Rama me Ballukun? Gazetari i njohur zbulon prapaskenat e plota

Ilir Demalia i ftuar në një studio televziive ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet ta shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zëvendëskryeministres dhe ta lërë të përballet me drejtësinë.

“Rama duhet ta shkarkojë Belinda Ballukun. Korrupsioni nuk diskutohet, këtë e pranon edhe vetë kryeministri. Por akuzat se Balluku ka 320 apartamente dhe ka vjedhur 50 milionë dollarë janë absurde.”

Lexo gjithashtu:  E Mërkura surprizon, ja si pritet të jenë kushtet atmosferike

Sipas Demalias, problemi kryesor nuk është vetëm Balluku, por mënyra se si funksionon drejtësia.

“Akuza e SPAK-ut është për shkelje procedurash. Pse SPAK ende nuk ka ngritur akuzë? Mund të jenë bërë favore në procedura. Drejtësia nuk vendoset me nxitim dhe spektakël, por me ligj dhe qetësi.”

Lexo gjithashtu:  'Na duhet edhe ai miu se e kemi', plani për të vrarë Andi Malokun, zbulohet biseda mes “Rrumit” dhe Elidon Avdylit: E kam lënë…

Ai shton se Balluku nuk pritet të lëshojë mandatin e deputetes, pasi imuniteti i shërben si mburojë politike.

“Nuk besoj që do ta lëshojë mandatin. Do ta mbajë për t’u ballafaquar dhe për të pasur kohë të mbrohet, duke përdorur imunitetin parlamentar.”, tha Demalia.

Lexo gjithashtu:  Familjarët në lot! Dalin detajet për ciftin në FIER! Policia kishte vajtur për ti pajtuar, del arsyeja
Published inNews