Skip to content

Moti i keq/ Gjendje problematike ne aeroportin e Rinasit, pese fluturime të devijuara

Gjatë 24 orëve të fundit moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në aeroportin e Rinasit.

dy nga fluturimet në ardhje të datës 5 , në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.

Lexo gjithashtu:  DALIN REZULTATET: Ja kush bëhet finalistja e parë në Big Brother VIP Albania

Edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur fenomene meteorologjike të lokalizuara në zona në afërsi të aeroportit.

Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.

Lexo gjithashtu:  Përplasjet brenda PS-së! Nje tjeter deputete socialiste “thyen heshtjen”: Rama është duke…

Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror.

Gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara kanë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari, Keln) për në Brindisi dhe Bari. Gjatë ditës së sotme operimet vijojnë normalisht.

Lexo gjithashtu:  VITI 2026! Këto janë katër shenjat e horoskopit që pritet të kenë fat dhe mbarësi
Published inNews