Skip to content

Dita e sotme me stuhi dhe rrebeshe! Kujdes pas mesditës, parashikohet për…

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Përmet reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë deri në orët mëngjesit.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT/ Mbytja e te miturit ne pishine, ne pranga biznesmeni i njohur, bashkeshorti i nenkryetares se Bashkise se...

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Fushë Arrëz, Durrës, Tiranë, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë,Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Lexo gjithashtu:  RITUALI! Sekreti per me shume LEK ne 2026: Ja cfare duhet te beni natën e ndërrimit të viteve

Në orët e mbrëmjes në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në verilindje në lartësitë mbi 600-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 700-900 metërkryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim ireduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Bashkimi Europian reagon dhe i jep goditjen e madhe Edi Ramës për Zvërnecin! Ta dini mirë që

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 16 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 6 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriiatik do të jetë i forcës 4-5 ballë.

Published inNews