Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë rritur nivelin e ujit në lumin Lana në Tiranë. Situata më problematike paraqitet pranë pallatit me shigjeta, ku ekziston rreziku që lumi të dalë nga shtrati.
Lana është ngjitur në pjesën e lulishtes dhe rrezikon të dalë edhe në rrugë.
Kujtojmë që lumi Lana, në zonën e Pallatit me Shigjeta, ka dalë disa herë nga shtrati kur moti ka qenë me shi të dendur.
