Skip to content

Goca e Dr. Florit shtang me atë që deklaron për Mirin: S’ka ndodhur KURRË që ai të…

Një ditë më parë, në një bisedë telefonike për “Shqipëria Live”, babai i banores së “Big Brother VIP 5”, SelinA, Jeton Bollati, nuk u kursye aspak për marrëdhënien që vajza e tij ka krijuar me Mirin, duke e quajtur këtë të fundit një mashkull pervers dhe madje zhigolo.

Lidhur me këto deklarata të forta nga ana e babait të banores kanë reaguar familjarë, të afërm dhe miq të këngëtarit të njohur, duke i dalë në mbrojtje dhe duke treguar se çfarë personi është ai.

Lexo gjithashtu:  Rrefimi i frikshem i shqiptarit qe i mori jeten gruas

Madje edhe vajza e këngëtarit të ndjerë, Dr. Flori, ka bërë një postim në “Instastory”. Kaltrina shprehet Miri nuk ka cenuar privatësinë e askujt dhe nuk ka ndodhur kurrë që ai të kalojë limite.

Lexo gjithashtu:  'Vrave' Fatos Nanon, ia more vendin, Edi Rama s'e lë Sokol Ballën të bëjë pyetjen: Kush është i riu qe do 'vrasë' Ramën

Reagimi i Kaltrinës:

Si një e afërme dhe ndjekëse e rregullt e Big Brother, mendoj se shumë njerëz po harrojnë thelbin e këtij formati dhe mënyrën se si situatat brenda tij mund të perceptohen gabim nga jashtë.

Miri është ai person që di të dëgjojë, të ndihmojë dhe të qëndrojë pranë kur ka nevojë. Asnjëherë nuk është cenuar privatësia e askujt dhe nuk ka ndodhur kurrë që Miri të kalojë limite, sepse është një burrë me parime, me kufij të qartë dhe gjithmonë xhentil në sjelljen e tij.

Lexo gjithashtu:  "Të lejohet arrestimi i Ballukut"

Është e rëndësishme të mos harrojmë se gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet për të thyer imazhin e dikujt nuk dëmtojnë vetëm personin në fjalë, por prekin drejtpërdrejtë edhe familjen dhe njerëzit e tij më të afërt.

Published inNews