Skip to content

Eshte gjetur pa shenja jete trupi i një burri, të paqarta shkaqet e..

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, ku është gjetur i pajetë trupi i një personi.

Sipas burimeve jozyrtare, viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth të 60-ve.

Viktima ne trup kishte te veshur vetem një uniformë pune, teksa po kryhen verifikimet nëse shkaqet janë natyrore apo ka faktorë të tjerë të jashtëm.

Lexo gjithashtu:  E pabesueshme, kjo nuk pritej! C’po i ndodh Altin Dumanit, ne rrezik

Policia dhe shërbimet e tjera emergjente u njoftuan menjëherë pas gjetjes së trupit dhe mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet.

Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet që prokurori të urdhërojë kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Lexo gjithashtu:  TRONDITESE, Kush e rrahu Ballukun pasi nisi hetimin SPAK? Me sy te nxire ne video, Balluku tregon se...

Banorë të zonës raportojnë tronditje dhe shqetësim për ngjarjen, ndërkohë që forcat e rendit vazhdojnë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe marrjen e provave të nevojshme.

Lexo gjithashtu:  Nëse mbyllet SPAK plas “lufta”, eksperti zbulon: Ja çfarë plani i SHBA

Autoritetet ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për mediat dhe publikun. Hetimet janë në vazhdim, dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacione më të detajuara mbi këtë rast tragjik.

Published inNews