Skip to content

Çfarë ndodhi?! Aktori shume i famshem përfundon në polici

Aktori turk Can Yaman është arrestuar në Turqi në kuadër të një hetimi për trafikimin dhe konsumimin e lëndëve narkotike mes personazheve të njohur, gazetarëve dhe VIP-ave të Stambollit.

Yaman, shumë i famshëm për rolet e tij si protagonist në disa seriale televizive të suksesshme, është arrestuar së bashku me edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe aktorja Selen Gorguzel.

Shtatë të arrestuarit po i nënshtrohen një sërë testesh në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim verifikimin nëse, kur dhe çfarë lloj droge kanë konsumuar.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Rrëzohet menjëherë pas ngritjes nga toka avioni (VIDEO)

Ndërkohë, policia gjatë natës së kaluar ka kryer bastisje në 9 klube nate të ndryshme në metropolin buzë Bosforit, duke arrestuar disa shpërndarës droge dhe menaxherët e lokaleve ku dyshohet se shiteshin substanca narkotike.

Në javët e fundit, në kuadër të të njëjtit hetim, më shumë se 20 personazhe të botës së spektaklit, VIP-a dhe gazetarë kishin rënë në rrjetën e policisë.
Yaman është dërguar së bashku me të arrestuarit e tjerë, përfshirë edhe menaxherë lokalesh, në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për të verifikuar përdorimin e mundshëm të drogës.
Operacioni po drejtohet nga Zyra Hetimore për Kontrabandën, Trafikun e Narkotikëve dhe Krimet Ekonomike e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, prokuroria nuk kishte lëshuar një urdhër-arrest për Can Yaman në kuadër të hetimeve që po zhvilloheshin.

Lexo gjithashtu:  Moti i tmerrshëm vijon të bëjë "kërdinë", njoftim URGJENT nga Qeveria

Aktori dyshohet se është gjetur me lëndë narkotike me vete ndërsa ndodhej brenda njërit prej lokaleve të kontrolluara gjatë operacionit dhe për këtë arsye është vënë në pranga.

Lexo gjithashtu:  E pabèsueshmè, thyhet rèkordî î Guînness në stùdion e Opînîon! Blèndi Fezviu njòfton hîstorinë
Published inNews