Skip to content

Mjalti dhe… Marrdheniet me Kinën, SHBA i kthen mesazhin Kryeministrit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të ashpër në adresë të kryeministrit Edi Rama, në një moment kur retorika e tij publike ndaj Kinës po shihet me shqetësim nga partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Pas deklaratave ironike ndaj Donald Trump në prani të presidentit francez Emmanuel Macron më 12 janar, Rama duket se ka zgjedhur të vazhdojë në të njëjtën linjë provokuese. Gjatë prezantimit të një projekti për park eolik në Tropojë, kreu i qeverisë përdori një gjuhë që u interpretua si një sinjal i hapur afrimi ndaj Kinës.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi interesimin kinez për Shqipërinë, duke e cilësuar vendin si një hapësirë strategjike për investime dhe duke theksuar se Kina,

Lexo gjithashtu:  Cifti lindi katernjakë në Tiranë, por e keqja po u ndodh dy bebave! Iu luten shqiptareve per ndihme

si një civilizim i lashtë dhe fuqi tregtare, e sheh Shqipërinë si një “pikë atraktive” në rajon. Këto deklarata nuk u bënë në një takim të mbyllur me investitorë, por në prani të Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë.

Rama shkoi edhe më tej, duke e vendosur Shqipërinë në një pozicion ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat i përshkroi si dy fuqi me qasje të ndryshme, por të interesuara për tregje dhe fitim. Sipas tij, vendi ynë është “në kohën dhe vendin e duhur” për të shfrytëzuar këtë rivalitet global.

Këto deklarata u lexuan në Uashington si një sfidë e hapur politike, dhe reagimi nuk vonoi. Gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, Nancy VanHorn dha një mesazh të qartë, duke iu referuar drejtpërdrejt qëndrimeve të Presidentit Trump.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ Iken nga burgu një i burgosur në Durrës

“Siç ka thënë Presidenti Trump, siguria ekonomike është siguri kombëtare. Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për infrastrukturën kritike dhe sigurinë publike, sepse teknologjitë që zgjedhin shtetet ndikojnë drejtpërdrejt në sovranitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre”, deklaroi ajo.

Ambasada e SHBA në Tiranë e ka theksuar pikërisht këtë mesazh edhe në komunikimet e saj në rrjetet sociale, duke nënvizuar rrezikun që paraqesin teknologjitë kineze, veçanërisht në sektorë strategjikë si komunikimi dhe infrastruktura digjitale.

Ky qëndrim përkon me paralajmërimet e mëhershme amerikane, përfshirë edhe kundërshtimin e fortë ndaj përfshirjes së kompanive kineze në ndërtimin e rrjetit 5G në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:  ‘Ti nuk lahesh, e ke bere k…’ E rende ne Big Brother VIP, plas sherri mes dy banoreve: Mendon se je kokrra…

Nancy VanHorn ka përsëritur disa herë se Kina nuk duhet të ketë rol në sektorët kyç të vendit, ndërsa partneriteti strategjik me SHBA kërkon qartësi dhe koherencë politike.

Në këtë kontekst, deklaratat publike të Ramës për Kinën si një fuqi “tregtare e uritur” dhe e lavdëruar për “mençurinë e saj ekonomike” bien ndesh me linjën e kërkuar nga aleatët perëndimorë.

Pas zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe vendime që lidhen me regjimin e vizave, mesazhi i sotëm nga përfaqësuesja amerikane shihet si një tjetër kambanë alarmi për kryeministrin shqiptar, duke e vënë atë përballë nevojës për të zgjedhur qartë mes retorikës provokuese dhe orientimit strategjik të vendit.

Published inNews