Skip to content

Ngjarje ne vend, digjet banesa humb jeten nje person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar. Sipas informacioneve dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara. Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Lexo gjithashtu:  ‘Më morën 14 vjeç dhe e bënë femër!’ - Rrëfimi që TRONDITI Shqipërinë dhe pse hesht shteti! Cfare fshihet pas parave dhe organizateve

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Lexo gjithashtu:  Trump kërcënon të përdorë ushtrinë për të shuar protestat në Minnesota
E moshuara ndërroi jetë, pasi banesa iu përfshi nga flakët, fqinjët: Jetonte e vetme! Prej muajsh e paralizuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Lexo gjithashtu:  “Hajde te tregoj si te jesh s…” Ema Andrea i kthehet keq Ermal Mamaqit ne studio! Ky djale fluturon me p… (Video)

E moshuara ndërroi jetë, pasi banesa iu përfshi nga flakët,

Fqinjët e 70-vjeçares kanë rrëfyer se e moshuara jetonte vetëm.

Sipas tyre Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.

“Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.

Published inNews