Skip to content

Njihuni me parashikimin e motit në vendin tonë pergjate diteve

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Britania e Madhe dhe pjesë të Evropës Qendrore do të përfshihen nga një qendër e fuqishme ciklonare.

Ndërsa Ballkani, Gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi do të dominohen nga mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë.

Lexo gjithashtu:  Rama premtoi integrimin, por BE merr vendimin e fortë!

Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime, ndërsa pasditja sjell shtim vranësirash, më të dukshme në zonat e thella malore.

Ngricat vijojnë të mbeten problematike në akset rrugore. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 16°C. Era fryn nga Juglindja, mbi 40 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Lexo gjithashtu:  Vendimi i fundit i Evropes prek shume edhe shqiptaret

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme.

Evropa do të dominohet nga reshje shiu e dëbore si pasojë e një cikloni të fuqishëm në Veriperëndim.

Reshje intensive priten në Gadishullin Iberik, Britani dhe Evropën Qendrore.

Ndryshe paraqitet Ballkani me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët.

Lexo gjithashtu:  Nga nostalgjia te frikërat, Rudina Magjistari rrëfen detaje nga e kaluara e saj

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, pritet normalizim i temperaturave.

Paraditja pritet me kthjellime dhe kalime vranësirash, kryesisht në Jug.

Pasditja sjell përmirësim të theksuar në të gjithë vendin. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 17°C. Era fryn nga Jugu, mbi 38 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

Published inNews