Skip to content

Kaos në QSUT/Gjysma e Tiranës gati 2 orë pa drita në acar, pacientet po v….

Energjia elektrike është kthyer pas gati dy orësh në shumicën e zonave, por mungesa e saj ka futur në kaos Urgjencën e QSUT. Kjo situatë ka shkaktuar tension dhe frikë tek pacientët, por dhe familjaret, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit…

Gati gjysma e Tiranës ka qëndruar pa energjike elektrike për gati 2 orë. Pas një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), u shkaktua ndërprerja e energjisë në disa nënstacione që furnizojnë zonat e Ali Demit, Freskut, ish-Uzinës së Autotraktorëve, Brrylit, Don Boskos dhe Astirit. Energjia u kthye vetëm tani në shumë zona, teksa në disa të tjera ka ende probleme.

Lexo gjithashtu:  Babai ab*zoi me vajzën, familja e së miturës zbulon një tjetër të vërtetë të hidhur: Ne…

Kjo situatë ka krijuar kaos, ku përveçse shumë familje janë të detyruar të qëndrojnë në të ftohtë me temperatura të ulëta dhe pa energji elektrike, është rrezikuar jeta e shumë pacientëve në Qendrën Spitalore Universitare.

Ata kanë dalë nga dhomat e kujdesit intensiv dhe janë nxjerrë me urgjencë nga reanimacioni. Pacientet jane vendosur nëpër korridoret e spitalit. Mësohet se gjeneratori nuk ka arritur të ndizet gjë që ka shkaktuar tension dhe frikë për jetën e pacienteve.

Lexo gjithashtu:  Moti i keq ne gjite Shqiperine/ IGJEUM jep paralajmërimin e fortë, pas pak orësh do të

Kjo situatë e rëndë që ka përfshirë edhe Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ka vënë në rrezik funksionimin e repartit më kritik të spitalit më të madh në vend.

Sipas denoncimeve nga qytetarë dhe familjarë të pacientëve, ikja e dritave ka krijuar kaos dhe pasiguri totale, duke alarmuar të afërmit e të shtruarve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo gjithashtu:  Víti i ri nís mbarë për dy shenja të horòskopit! 2026 do të jetë períudha më me fát për ata

Ky rast ngre pikëpyetje serioze lidhur me funksionimin e gjeneratorëve dhe sistemit të emergjencës, në një repart ku jeta e pacientëve varet drejtpërdrejt nga aparaturat elektrike dhe furnizimi i pandërprerë me energji.

Deri në këto momente, drejtoria e QSUT-së nuk ka dhënë asnjë reagim apo sqarim zyrtar për shkaqet e këtij defekti teknik, madje as për masat e marra për rikthimin e normalitetit dhe garantimin e sigurisë së pacientëve.

Published inNews