Skip to content

Ngjarje e rende ne vend, kalimtarja humb jeten ne aks*dent

Një grua humbi jetën sot herët në mëngjes pasi u përfshi në një aksident te rende rrugor në Berat, raporton noa.al.

Viktima është Ermira Qepa, 44 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha të Beratit.

Lexo gjithashtu:  Produksioni ne ‘alarm’, Pas Stines, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Klaudjo Qevani, 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Qevani dyshohet se, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur të ndjerën që ishte këmbësore.

Lexo gjithashtu:  “Revolucioni i Flamingove po shkërmoq qeverinë”/ Ministri i Mjedisit njofton se projekti i Zvërnecit është pezulluar

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, Ermira ka humbur jetën.

Pak pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Familjet me fëmijë nën 18 vjeç përfitojnë “para nga shteti”, kujdes ruani faturat…

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Published inNews