Skip to content

Shkundet Qeveria, tjeter shkarkim i bujshëm

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Durrës, Emiljan Jani dhe zëvendësimin e tij.

Në vend të Janit është emëruar nga ekzekutivi në mbledhjen e sotme, Adrian Gurra dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pas kalimit në Fletoren Zyrtare.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi mes Mirit dhe Stenaldos, ja detajet e bujshme

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

Lexo gjithashtu:  Neptuni te Dáshi pas 150 vitesh/ Merí Gjini për shenjat e hòròskòpit: Një cikël i ri do ndrýshon jetën dhe …

V E N D O S I:

Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lexo gjithashtu:  Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kreditë e buta, afati i fundit 19 maji, ja kush përfiton
Published inNews