Skip to content

Aksident i KEQ në vend, 5 persona shkojne me URGJENCË në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ankona”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Lexo gjithashtu:  AMP ndalon oficerin e policise, pl*gosi dy persona, e pab*sueshme arsyeja pse i q*lloi

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës.

Lexo gjithashtu:  Nga qershori, shtesa në pagë, lajm i mirë për këta punëtorë

Ai ishte drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. I.

Nga përplasja u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital. Po ashtu, tre pasagjerë pësuan lëndime, por pas marrjes së ndihmës mjekësore u larguan në banesat e tyre.

Lexo gjithashtu:  Një rrebesh i papritur dhe i rrëmbyeshëm goditi Romën

Published inNews