Skip to content

Ngjarje ne oret e para te mengjesit te sotem

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas burimeve nga vendngjarja, njëri prej të lënduarve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar.

Lexo gjithashtu:  Meterologia: Ja kur do të bjerë borë

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Lexo gjithashtu:  Ndryshon gjithçka! Qeveria Rama LAJME TË MIRA për pensionistët

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, të cilat kanë kryer dokumentimin e ngjarjes dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit

Lexo gjithashtu:  Flota amerikane po i afrohet kesaj zone
Published inNews