Skip to content

Po ndodh sot!! Stuhia ‘paralizon’ lëvizjen, anulohen pafund fluturime

Mbi 3,600 fluturime në SHBA u anuluan dhe 714 u vonuan deri në mëngjesin e sotëm, sipas faqes së internetit të ndjekjes së fluturimeve FlightAware, pas më shumë se 11,000 anulimeve të raportuara dje.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se numri i anulimeve dhe vonesave pritet të rritet gjatë ditës së sotme, pasi moti i keq me stuhi bore e akulli ka ‘mbërthyer’ vendin.

Lexo gjithashtu:  Pishtar i Demokracisë! Ndahet nga jeta ish deputeti i Partisë Demokratike

Ndërprerja më e madhe e fluturimeve këtë mëngjes i përkiste kompanisë American Airlines, me gati 570 fluturime të anuluara dhe rreth 57 të vonuara, e ndjekur nga Republic Airways, JetBlue Airways dhe Delta Air Lines.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi, te paken 49 persona humbin jeten

Stuhia ka penguar gjithashtu lëvizjen rrugore në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave paralajmëroi se kushtet për drejtimin e automjeteve mund të bëhen të rrezikshme në orët në vijim, me stuhinë e dëborës e akullit që ka ‘paraziluar’ qytete të tëra.

Lexo gjithashtu:  E rëndë në Shqiperi! Prag tragjedie, e moshuara hipen mbi pallatin e larte dhe...
Published inNews