Skip to content

Vdes PAPRITUR biznesmeni, qe kishte lidhje te forta me ish kryeministrin (EMRI+FOTO)

Personi që u gjet sot i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Veternik në Prishtinë, Hekuran Hoxha nga Gjakova, rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa biznese të regjistruara në Kosovë, ku bashkëortak ka pasur edhe Veton Haradinajn, vëllaun e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, raporton FrontOnline.

FrontOnline ka parë në faqen zyrtare të bizneseve të regjistruara të Kosovës se Hekuran Hoxha figuron si ortak në disa subjekte afariste, ku në strukturën e pronësisë paraqitet edhe emri i Veton Haradinajt, njëri nga vëllezërit Haradinaj.

Lexo gjithashtu:  Kush refuzon të ketë fëmijë, kush ndryshon gjininë apo! Ligji drastik

Të dhënat e siguruara nga regjistri i bizneseve tregojnë se bashkëpunimi afarist mes Hoxhës dhe Haradinajt ka qenë formal dhe i regjistruar në institucione

Lexo gjithashtu:  Posta Shqiptare u sulmua nga hakerat, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Janë ekspozuar disa të dhëna, por shërbimet nuk u ndërprenë

Hoxha dhe Haradinaj ishin bashkëortak në kompaninë ‘’ DARD Construction SH.P.K’’ e cila si aktivitet ka ndërtimin i objekteve banesore dhe jobanesore. Hoxha në këtë biznes ishte aksionar me 12.00 %, derisa Veton Haradinaj ishte me 51.00 % aksionar.

Po ashtu, Hoxha e Haradinaj ishin aksionar edhe në biznesin tjetër ‘’Hako Construction SH.P.K’’. Hoxha në këtë biznes kishte 33.00 % të aksioneve derisa, Veton Hradinaj kishte 34.00 % të aksioneve.

Lexo gjithashtu:  Zbulohen detajet e renda! Ja kush eshte i forti me te shkuar te erret qe

Përveç tyre, këta të dy ishin po ashtu aksionar edhe në ‘’Kulla Construction SH.P.K’’, kompani kjo e cila si aktivitet ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.

Edhe në këtë biznes, Hoxha ishte aksionar me 16.00 % derisa Veton Haradinaj me 18.00 %.

Published inNews