Skip to content

I lyhet me lende djegese shtëpia e gazetarit të njohur shqiptar (Foto)

Një akt i rëndë kërcënimi është regjistruar ndaj Elton Tozajt, pasi banesa ku ai jeton është lyer me benzinë, në një veprim që dyshohet se ka pasur për qëllim frikësimin dhe intimidimin e tij.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një episodi tjetër të rëndë, ku Tozaj u dhunua në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar. Ky zhvillim i fundit e përshkallëzon më tej situatën dhe shton shqetësimet për sigurinë e tij personale.

Lexo gjithashtu:  SPAK urdher kontrrolli pronarit te TV te madh ne Shqiperi

Sipas burimeve, lyerja e banesës me benzinë shihet si një mesazh i qartë kërcënues, duke krijuar frikë për një përshkallëzim të mundshëm të dhunës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të nisin verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  E shkarkoi bujshëm, ja posti i lartë që pritet të marrë Babai i Arbër Hajdarit, i duhet Ramës për ta

Policia pritet të hetojë nëse dy episodet – dhunimi fizik dhe kërcënimi ndaj banesës – janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse kemi të bëjmë me të njëjtët autorë.

Lexo gjithashtu:  “E kujt i ha k…” – U plagos rende sot në atentatin e Rinasit, ja si 14 vite më parë Muçi Shaljani dhunoi Sajmir Tahirin

Published inNews