Skip to content

E fundit! Kryeministri jep lajmin e madh për administratën shtetërore! Ja çfarë kemi vendosur

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se me këtë projekt do të krijojnë kushte më të mira për fëmijët që janë jetimë. Ai përmendi edhe disa projekte të tjera nga pallati i ri i sportit, Bibliotekën Kombëtare dhe vepra të tjera.

Duke e cilësuar Shqipërinë si një pikë referimi për arkitektët, kryeministri tha se arkitektët e rinj të vendit kanë mundësinë të mësojnë nga “mjeshtrit” e huaj.

“Një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës është fakti se arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumë nevojshëm prej vitesh, si dhe një tjetër vepër të spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - E njoftoi me urgjence, cfare po paralajmeron Rama per neser ne oren 09:00

Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën dhe një numër të konsiderueshëm institucionesh. Do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen e jurisë, si dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.

Lexo gjithashtu:  Zbuloni dy shenjat më me fat të horoskopit për muajin qershor

Ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, si dhe për korpusin e ri të inspektoriateve, dhe dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rrjesht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi.

Lexo gjithashtu:  Shenjat qe sdo u mungojne leket! Ja data juaj me FAT

Ndërkohë që zhvillohen projekte dhe lidhen marrëveshje të reja dhe Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që i jep mundësi arkitektëve të rinj që, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk i ofron asnjë praktikë pune.” , tha Kryeministri.

Published inNews