Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka sqaruar mbrëmjen e sotme mungesën e një prej banoreve gjatë spektaklit Prime.
Hamiti bëri të ditur se banorja Elijona nuk ka qenë e pranishme në Prime për shkak të një problemi shëndetësor, i cili ka kërkuar ndërhyrje dhe asistencë mjekësore.
Sipas prezantuesit, konkurrentja është nisur drejt Spitali Amerikan për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai theksoi se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për shqetësim nga ana e publikut apo familjarëve të saj.
“Elijona ndodhet në duar të sigurta dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor”, u shpreh Hamiti gjatë transmetimit live, duke qetësuar ndjekësit e spektaklit.
Ndërkohë, produksioni nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të banores, ndërsa pritet që informacione shtesë të bëhen publike në vijim, në varësi të ecurisë së saj.
