Skip to content

Njoftimi i fundit per Kryeqytetin, cdo ndodhe?

Tashmë është kthyer në normalitet që sa herë thirren protesta kombëtare, godina e Kryeministrisë blindohet. Dyert e saj, në pjesën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” vishen me llamarina, një masë shtesë kjo, përtej qindar forcave policore dhe atyre të Gardës që angazhohen për të mbrojtur godinën qendrore të Qeverisë.

Pothuajse 24 orë përpara se “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt të zhvillojë protestën e saj kombëtare, nën mbikqyrjen e Gardës, është vendosur blindimi i godinës së Kryeministrisë. Zakonisht një masë e tillë ndodh kur ka informacione për përplasje apo tensione, të cilat ndodhin kur ka pjesëmarrje relativisht të lartë.

Lexo gjithashtu:  Vrasja e gjyqtarit/ Gjykata jep vendimin për autorin dhe xhaxhanë

Kjo ndodhi edhe në protestën e fundit të thirrur nga PD më 24 janar, ku nuk munguan molotovët dhe fishekzjarret, ndërsa policia nuk nguroi të përdorte gazin lotsjellës.

Lexo gjithashtu:  E fundit, vjen lajmi i madh per transportin publik ne Shqiperi, sapo u njoftua se...

Lapaj ka bërë thirrje për një protest larg flamujve të partive, një protest qytetare, sikundër shprehet ai, ndërsa në jo pak raste, aktivistët e “Shqipëria Bëhet” janë përplasur me policinë, sa herë që kjo e fundit i ka rrëmbyer çadrat e improvizuara apo karriget e ngrohëset protestuesve që qëndronin gjatë natës në trotuarin përballë Kryeministrisë.

Lexo gjithashtu:  Aksident fatal, shuhet vajza e re

Nuk dihet nëse në protestën e së shtunës, e cila pritet të nisë në orën 18:00, nga forcat e rendit do të merren të njëjta masa si ato të një jave më parë, por ajo që dihet deri tani është fakti se Garda ka blinduar godinën qeveritare.

Published inNews