Skip to content

Limi habit me arsyen e madhe pse e la shtepine e BBV

Largimi i papritur i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta tek publiku. Vetëm pak pas daljes, ish-banori ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke hedhur dritë mbi arsyet që çuan në ndërprerjen e garës.

Sipas Limit, largimi i tij nuk ka qenë një vendim i momentit, por pasojë e një marrëveshjeje të paracaktuar me produksionin, e cila ishte vendosur që përpara nisjes së formatit. Ai ka bërë të ditur se gjithçka u aktivizua pas një telefonate specifike, e cila kishte të bënte me një çështje strikte personale.

Lexo gjithashtu:  Situate e pakendshme per Mateon ne shtepi!

Limi ka sqaruar se kishte lënë udhëzime të qarta për stafin drejtues: nëse do të merrte një telefonatë të tillë, ai duhej të largohej menjëherë nga shtëpia. Ky, sipas tij, ishte i vetmi kusht që kishte vendosur për pjesëmarrjen në këtë format dhe që u respektua në momentin kur situata ndodhi.

Lexo gjithashtu:  Gazetari Robert Papa paralajmëron arr*stimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët

“Duhet ta marr siç vjen”, është shprehur ai, duke theksuar se, ndonëse nuk është një person që dorëzohet lehtë, rrethanat personale ishin të pashmangshme. Ai shtoi se rrugëtimi i tij në shtëpi duhej të ndalej aty, pavarësisht dëshirës për të vazhduar lojën.

Lexo gjithashtu:  E FORTE! Blendi Fevziu perballe Ramës: Boll me fjale, po shoh tregun e djegur! Ja çfarë do i bëjë pas pak

Në përfundim të deklaratës, Limi la të kuptohet se arsyeja madhore e largimit lidhet me jetën jashtë shtëpisë, duke përfunduar me fjalët: “Por çka të bëjmë, kjo është jeta”.

Published inNews