Skip to content

Tronditëse në vendin fqinj/ Burri q*llon me armë gruan, 30-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paduli, në provincën e Beneventos, ku një grua 30-vjeçare u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili punonte si roje sigurie.

Autori u arrestua nga karabinierët menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat e incidentit, që ndodhi në banesën e çiftit në zonën Femina Arsa, shkruajnë mediat italiane.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT – Israeli sulmon 100 here brenda 10 minutash shtetin e madh

Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin San Pio në Benevento në gjendje kritike, ku sipas buletinit mjekësor u intubua dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate në kirurgjinë vaskulare për rindërtimin ose zëvendësimin e arteries aksilare.

Lexo gjithashtu:  NGJARJE E RËNDË! Katër burra rrhin 30-vjeçaren,

Aktualisht ajo raportohet te jete nen kontroll intensiv, ndërsa mësohet se ka pësuar edhe lëndime në pjesën e poshtme të barkut; në momentin e ngjarjes, fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, nuk ndodheshin në banesë./Top Channel

Lexo gjithashtu:  Tensionet në Prishtinë: Policia arreston tifozët turq në stadiumin “Fadil Vokrri” para finales!
Published inNews