Skip to content

Ngjarje tr*gjike eshte shenuar ne vendin fqinj

Kios- Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e së martës në ishullin Kios, Greqi, ku një gomone me emigrantë të paligjshëm është përplasur me një motoskaf të Rojës Bregdetare greke.

Sipas medias lokale Protothema, të paktën 14 emigrantë kanë humbur jetën, disa janë të lënduar, dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në gomone. Të paktën 24 persona janë shpëtuar, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

Lexo gjithashtu:  Detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet, nga 800- 1800 lekë në muaj

Raportohet se Roja Bregdetare vuri re gomonen dhe sinjalizoi për ndalimin e saj. Për shkak të manovrave të rrezikshme të kryera nga personat që trafikonin emigrantët, gomonia përmbys, duke shkaktuar humbje jetësh dhe plagosje.

Lexo gjithashtu:  Shpallet alarmi i nivelit 4/ Moti i keq përfshin vendin, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët

Ekzistojnë gjithashtu dyshime për të shtëna nga gomonia drejt mjetit të Rojës Bregdetare, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të zhdukur. Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Lexo gjithashtu:  Sjellin FAT dhe Pasuri! Cdo shtepie i duhen keto 5 gjera qe terheqin LEKET si pa e kuptuar
Published inNews