Skip to content

Pas nje viti pritje, merret vendi per rrjetin social te famshem!

Qeveria ka hapur TikTok një vit pas bllokimit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, bëjnë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi.

Pjesë nga VKM

1. Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “Tik Tok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

Lexo gjithashtu:  Bardhi ndan lajmin e hidhur, humb njeriun e shtrenjtë

2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lexo gjithashtu:  Dalin detaje të reja mbi dy emigrantët qe u gjeten pa jete

3. Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.

Lexo gjithashtu:  Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit, një shqiptar mes tyre

Lajm në përditësim…

Published inNews