Skip to content

Nje zhvillim i ri ka ardhur ne lidhje me situaten e Brikenes dhe Mateo

Dy nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, u kthyen serish në qendër të vëmendjes për raportin e tyre, por një detaj në profilet e tyre zyrtare në Instagram tregon një realitet tjetër.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje tragjike - Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një fëmijë

Pavarësisht videve virale dhe kimisë së komentuar nga publiku, Brikena ka mohuar vazhdimisht të ketë ndjenja përtej shoqërisë për Mateon.

Duket se kjo “ftohtësi” reflektohet edhe te menaxhimi i rrjeteve të tyre sociale nga jashtë.

Nga një kërkim në listën e ndjekësve të llogarive të tyre zyrtare — të cilat aktualisht menaxhohen nga familjarët — rezulton se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

Lexo gjithashtu:  Zyrtare! Del emri se cili do te prezantoje Bigun vitin tjeter

Në listën e personave që ndjek llogaria e Brikenës mungon emri i Mateos, dhe e njëjta situatë reciproke vërehet edhe në profilin e Mateos.

Fakti që familjarët, të cilët kanë kontrollin e llogarive, nuk kanë bërë “follow” palën tjetër, lë të kuptohet se ata kanë zgjedhur të mbajnë distancë dhe të mos mbështesin asnjë lloj afrimiteti mes dy banorëve për momentin.

Lexo gjithashtu:  Lajmi qe tronditi publikun, hoxha popullor merr denim!

Published inNews