Skip to content

Ushtaraku i larte peson nje incident te r*nde!

Një gjeneral rus është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Moskë.

Sipas Komitetit Hetues Rus, gjenerali Vladimir Alexeyev u sulmua këtë mëngjes brenda një banese në veriperëndim të Moskës, ku një person ende i paidentifikuar qëlloi disa herë ndaj tij dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Lexo gjithashtu:  Balluku tentoi te arratisej, ndaj SPAK u detyrua t'i vinte masën! Prenci: Ja kush eshte KOKA Madhe qe Rama do bëjë Zv Kryeminister

Autoritetet bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Alexeyev po monitorohet në spital, ndërsa hetimet janë duke vijuar. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë nisur kërkime intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo gjithashtu:  T*rmeti me magnitudë 6.2 ballë “shkund” ne këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Gjenerali Vladimir Alexeyev mban postin e zëvendësshefit të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, një nga strukturat më të rëndësishme të aparatit ushtarak rus.

Lexo gjithashtu:  Panik në Tiranë, Policia kontrollon Arkivin e Shtetit me qen anti-eksploziv

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta të sigurisë në Rusi, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e sulmit.

Top Channel

Published inNews