Skip to content

Shteti turk serish perjeton nje situate te veshtire me t*rmetet

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në rajonin Kemah të provincës Erzincan në Turqi, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe më gjerë.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 4.52 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen dukshëm edhe në disa qytete dhe provinca përreth, përfshirë Elazig, Trabzon, Adiyaman, Malatya dhe zona të tjera fqinje.

Lexo gjithashtu:  E rëndë, familjaret gjejnë të varur të dashurin e tyre

Kryetari i Bashkisë së Erzincanit, Bekir Aksun, në një prononcim të drejtpërdrejtë për mediat turke, bëri të ditur se nga tërmeti nuk ka pasur viktima dhe as dëme materiale, ndërsa situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga autoritetet lokale.

Lexo gjithashtu:  U fut aty ku Rama nuk shkonte dot! Cfarë është China Club në Berlin që i “hëngri” kokën Spiropalit

Ngjarja ka ngjallur interes dhe shqetësim edhe te komunitetet shqiptare, pasi në Turqi jeton një numër i madh shqiptarësh, të përqendruar kryesisht në qytete të mëdha dhe zona të ndryshme të vendit. Deri më tani, nuk raportohet për probleme apo dëme që të kenë prekur qytetarë shqiptarë që jetojnë në Turqi.

Lexo gjithashtu:  Jepet ALARMI/ Behuni gati, moti tmerrshem, Shqipëria pritet të përballet me

Autoritetet turke vijojnë monitorimin e aktivitetit sizmik, ndërsa qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës në rast të lëkundjeve të tjera.

Published inNews