Skip to content

GJKKO nis për gjykim dosjen e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj

Një vit nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të tij dhe 29 personave të tjerë.

Lexo gjithashtu:  Vendimi i Malit për të mos e takuar babain, vjen reagimi i rende i babait, por nena nuk ia perton dhe…

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT - Amerikanet zbarkojne ne SPAK pas rastit Balluku, konfirmohet se edhe dy ministra jane...(Detajet)

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Lexo gjithashtu:  “Reshje shiu dhe…”/ Moti bën ‘kthesën’ e FORTE, njihuni me temperaturat për neser

Kërkesa të njëpasnjëshme të Erion Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e të gjitha niveleve.

Published inNews