Skip to content

Lajm i fundit me rendesi nga kryeqyteti

Janë sekuestruar pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe Itali.

Sipas policisë, bëhet fjalë për pronat e shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino Lleshaj alias Shkelqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Lexo gjithashtu:  Pritet lëvizja e papritur, Balluku befason me vendimet e reja që lanë pa fjalë edhe ndërkombëtarët...

Mësohet se Braçajt dhe Lleshajt i janë sekuestruar më vendim të Gjykatës së Tiranës 1 apartament në zonën e Selitës dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Lexo gjithashtu:  EKSKLUZIVE- U vrane sot burre e grua ne Lezhe, zbulohet VENDIMI sesi e nxorri gjykata te pafajshem per vrasjen e vitit 2016

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino Lleshaj alias Shkelqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Lexo gjithashtu:  Ledioni zbulon një sekret në fillim të Prime-së!

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Published inNews