Skip to content

Deputeti demokrat shoqerohet me urgjencë drejt Traumës, ka g*ditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka mbetur i plagosur gjatë protestës.

Partia Demokratike ka shpërndarë disa pamje ku pretendon se Nallbati është goditur nga efektivët e policisë.

Në pamje shfaqet një moment kur policia përplaset fizikisht me Nallbatin dhe i hedh këtij të fundit spraj në fytyrë.

Mësohet se Nallbati ka vajtur në spitalin e Traumës.

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të martë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë incidenteve nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës, ndërsa i lënduar ka mbetur deputeti demokrat, Bledion Nallbati.

Lexo gjithashtu:  Lajmi trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-deputeti i PD-së

Sipas raportimeve, Nallbati është goditur nga efektivët e FNSH-së dhe ndaj tij është përdorur edhe spraj në fytyrë. Menjëherë pas incidentit, ai është shoqëruar drejt Urgjencës së Spitalit të Traumës ngakolegët e tij demokratë, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi.

Lexo gjithashtu:  Mengjes me lajm te rende ne vend

Ka qenë vetë deputetja Albana Vokshi ajo që ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij. Sipas saj, Nallbati ka pësuar një goditje në kokë gjatë momentit kur po ndihmonte qytetarët në protestë.

“Ka një goditje në kokë. Ishte duke ndihmuar një qytetar, kur policia e ka goditur në kokë. Aktualisht është duke u trajtuar, po i bëjnë larje të syve dhe të fytyrës për shkak të djegies nga spraji, si dhe po i nënshtrohet një skaneri”, është shprehur Vokshi.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ku humbi jeten e reja shqiptare!

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, në Spitalin e Traumës ka shkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u interesuar nga afër për gjendjen shëndetësore të deputetit.

 

 

Published inNews