Skip to content

Artan Hoxha nxjerr detajet ku gabuan forcat e rendit në protestën e PD

Gazetari, Artan Hoxha ka folur lidhur me protestën kombëtarë të PD-së të zhvilluar të martën para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Hoxha theksoi se reagimi i policisë ndaj protestuesve ishte i madh ndërsa ata nuk përbënin ndonjë kërcënim.

Sa i përket personave të arrestuar lidhur me incidentet e regjistruara në protestë, Hoxha theksoi se edhe në protestat e mëparshme ata janë liruara nga Gjykata. Sipas tij, gjykata ka konstatuar se protestuesit e arrestuar nuk ishin kërcënim për rendin.

Lexo gjithashtu:  Fëmijët e Kalasë shpërthejnë në lot para Edi Ramës

“Tani edhe në protestat e mëparshme, edhe pse është përdorur pothuaj e njëjta gjuhë, afërsisht e njëjta gjuhë personat që janë arrestuar janë liruar nga drejtësia nga gjykata. Pra gjykata ndryshe nga ç’ thonë këta, nuk ka konstatuar në atë rast që qytetarët që janë arrestuar kanë rrezikshmëri dhe kërcënim për rendin kushtetues.

Lexo gjithashtu:  Sapo e njoftoi: Sherre dhe Zarfe?? E pabesueshme cdo ndodhë te dielën në BIG BROTHER

E ka vendosur gjykata, gjykata e republikës ajo. Pra gjykata deri tani nuk i ka dhënë të drejtë as kryeministrit dhe as ministrit se i ka liruar njerëzit. I ka hetuar në gjendje të lirë po i ka liruar. Ndërkohë në rastin e fundit palët mundohet të kapen mbas bilancit. Por thashë edhe njëherë, në një situatë ku kemi protestues dhe polici të stërvitur, pjesën kryesore të përgjegjësisë e mban policia se ai është i trajnuar dhe i stërvitur për ta përballuar atë situatë.

Lexo gjithashtu:  ”BOOM PARASH”/ Ja tre shenjat e horoskopit që 'shp*rthejne' financiarisht
Published inNews