Skip to content

Ndryshime në Kryeministri, shefi i Qeverise bën lëvizjen e papritur

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë së fundmi një lëvizje të papritur në strukturat drejtuese të Kryeministrisë. Burime ekskluzive për Newsbomb.al bëjnë me dije se ai i ka besuar Vilma Gurit postin e Drejtoreshës së Kabinetit.

Guri nuk është një emër i panjohur, për vite me radhë ajo ka qenë këshilltarja e kryeministrit Rama, një njeri i besuar i kreut të qeverisë.

Lexo gjithashtu:  Kryeministri Rama “godet” sërish: S’ka më...

Ndërkohë që jo më larg se disa muaj më parë, në nëntor të vitit të kaluar, ajo u emërua në krye të Departamentit të Administratës Publike, një pozicion kyç për përgatitjen e strukturave të reja të administratës që mbështesin bojkotimin e burokracisë dhe zbatimin e praktikave moderne të menaxhimit.

Lexo gjithashtu:  Gazetari Robert Papa pàrálájmëron árrèstimin e Edi Ramës, ja ínformacionet që kanë në dúar amerikanët

Vilma Guri ka një karrierë të gjatë, mbi 20-vjeçare në fushën e qeverisjes, sigurisë ndërkombëtare dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale, të konsoliduara përmes angazhimeve në programe kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo është instruktore e certefikuar nga Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka zhvilluar trajnime për forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe menaxheriale për zyrtarë të mjediseve diplomatike dhe institucionale.

Lexo gjithashtu:  “Jozi eshte burri i vetëm që kam patur...”- Joz Marku reagon fort ndaj Loredanes duke i nxjerre (FOTO)

Eksperienca e saj në fushën e administratës dhe lidershipit konsiderohet një aset i rëndësishëm në funksionin e ri pranë Kryeministrit.

Published inNews